Skandali që vazhdon dhe fotografimi me vajzat e reja, Rooney i kërkon falje familjes për situatën e pakëndshme

Wayne Rooney u përfshi në një skandal që mori bujë të madhe mediatike. Ish lojtari i Manchester United u gjet në dhomën e hotelit me tre vajza të reja, të cilat përfituan nga rasti që Rooney ishte në gjendjen e alkolit. Pas disa ditësh heshtje, më në fund Ëayne Rooney reagoi mbi këtë situatë jo të këndshme që e ka kthyer në kryeqendrën e vëmendjes.

“Bëra një gabim. Isha në një festë private me dy shokët e mi dhe do të doja t’i kërkoja  të falur familjes time dhe klubit për fotografitë që janë shkrepur në dhomë. Tani dua të harroj gjithçka dhe të eci përpara”- deklaroi Rooney. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *