Skandali që ka pushtuar Ajax-in, drejtori sportiv i dërgonte foto të organit gjenital kolegeve

Klubi i njohur i Ajax-it është pushtuar nga një skandal i vërtetë ditët e fundit. Gjashtë gra janë ankuar për sjelljen e pahijshme të drejtorit sportiv të klubit. Sipas “Het Parool”, Marc Overmars u ka nisur mesazhe kolegeve të tij, duke u dërguar edhe foto të organit të tij gjenital.

Ngjarja nisi të bëhej serioze më 25 janar, kur menaxheri i përgjithshëm, Edwin van der Sar-i i ka nisur e-mail stafit ku i bënte me dije se dy kontakte të besuara kanë paraqitur ankesë për sigurinë në ambientet e punës. Pas kësaj situate Overmars është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv në klubin e Ajax-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *