Skandali në Paraguai, futbollisti kërkon largimin dhe zbulon lidhjen me presidentin

Histori absurde ajo që vjen nga Paraguai, ku ka plasur një skandal i madh në klubin Rubio Nju, që sapo ka zbritur në divizionin e dytë, pas humbjes në play-off në fnd të vitit të shkuar. Presidenti i klubit, Antonio González, është përfshirë në një debat të ashpër me futbollistin Bernardo Gabriel Kavajero, me këtë të fundit që ka kërkuar të lërë skuadrën, por presidenti nuk e lejon.

Për pasojë, futbollisti ka publikuar një foto ku shfaqet në shtrat me presidentin, natyrisht duke diskutuar për skemat e ekipit.

Reagimi i presidentit ka qenë shumë i ashpër, duke shpërthyer në ofendime ndaj lojtarit, ndërsa në një video shfaqet duke folur për historinë me futbollistin, duke zbuluar që e ka pasur të dashur prej vitesh dhe i ka garantuar luks, makina e pagë të lartë. Në fund të videos, presidenti i gris kontratën dhe i thotë lojtarit: “Kujton se mund të tallesh me mua? Harroje se do të luash më futboll!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online