Skandali në ndeshjen e Kristjan Asllanit! Arbitri i dehur nuk shikonte mirë, e heqin nga ndeshja pas 45 minutash

Një skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen ku ishte prezent edhe Kristjan Asllani. Cudira të mëdha vijnë nga Champions League e Azisë me një skenë surreale gjatë takimit Al Jazira-Gol Gohar. Arbitri kryesor, siriani Hanna Hattab kishte pirë shumë alkol dhe gjatë ndeshjes u vu re se gjendja e tij ishte e keqe. Hattab kishte probleme me shikimin dhe mezi ecte në fushë, ndërsa kulmi arriti në minutën e 32.

Sulmuesi i Al Jaziras bëri një faull në mesfushë ndaj kundërshtarit, ndërkohë që siriani ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras. Pas një mbledhjes prej katër minutash dhe konsultimesh, në fund u vendos që kartoni të anullohej. Megjithatë ekipi kundër, Gol Gohar, nuk po dilte në fushën e blertë në pjesën e dytë derisa të hiqej arbitri. Përpara këtij presioni, ishte gjyqtari i katërt që mori drejtimin e takimit, ndërkohë që Kristjan Asllani kishte fatin e mirë që kur hyri në fushë në pjesën e dytë, arbitri të ishte “esëll”. /Sport Ekspres/