Futbollisti i Manchester Cityt, Phil Foden, ndodhet me pushime me të dashurën e tij Rebecca Coke në Greqi. Mediat angleze raportuan se Foden mbërriti me familjen për pushime në Greqi të mërkurën, por tashmë ishte në qendër të një skandali pas një debati me të dashurën e tij Rebecca, me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Teksa po largoheshin nga plazhi, Foden dhe e dashura e tij dëgjohej duke u grindur dhe njëri prej të pranishmëve e regjistroi të gjithë bisedën me celularin e tij dhe e bëri publike. The Sun raportoi se sherri ndodhi pasi Rebecca shikoi celularin e Fodenit dhe pa mesazhe nga një vajzë e panjohur dhe menjëherë vendosi të merrej me të para të gjithëve.
“A mendon se jam budallaçkë? Ne nuk mund të shkojmë askund, gjëra të tilla ndodhin gjithmonë,” bërtiti Rebeka ndërsa ata u larguan nga plazhi, dhe Foden thjesht heshti dhe padyshim i vetëdijshëm se e kishte gabim. Në plazh, ata thjesht panë të habitur teksa Rebecca i bërtiste yllit të Manchester City dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.
Një nga të pranishmit dha një deklaratë për mediat angleze dhe u përpoq të shpjegonte se çfarë po ndodhte, dhe pse Rebbeca ishte kaq e zemëruar me Foden. “Ai shkoi për të notuar dhe ajo i mori celularin. Të gjithë e pamë se sa e inatosur ishte për atë që pa në atë celular. Ata vetëm po debatonin dhe edhe sigurimi duhej të reagonte dhe t’i qetësonte dhe t’i dërgonte nëpër dhoma. Ai ishte i prerë në fytyrë dhe nuk donte të reagonte fare sepse i vinte turp që po i bënte të gjitha këto para kaq shumë njerëzve”, tha i pranishmi. /Sport Ekspres/