Skandali i dopingut, mbetemi pa Europian

Federata Europiane e Peshëngritjes i kishte dhënë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian për të rritur Shqipërisë, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Skandali i përsëritur i dopingut e ka shtyrë Federatën Europiane të Peshëngritjes që të na e heqë këtë të drejtë. Ky event ishte planifikuar që të zhvillohet nga data 26 mars deri më datën 1 prill 2018.

Romela Begaj rezultoi pozitive në testin e antidopingut dhe kjo ka mjaftuar që të merret masa drastike edhe për faktin se ishte diçka që përsëritej. Kujtojmë që Begaj mori medalje të artë në shkëputje dhe argjendi në dygarësh në Botërorin e Amerikës, por përdorja e substancave të ndaluara ja heq të dyja këto medalje.

EWF ka njoftuar se Shqipëria nuk i ka kapacitet e mjaftueshme për të pritur një event kaq madhor si Europiani i Peshëngritjes, duke e privuar vendin tonë nga një even jo i vogël për këtë sport. Tashmë prioritet për organin më të lartë europian të peshëngritjes është gjetja e shteti tjetër, i cili mund të mirëpresë Europiani. Nuk përjashtohet mundësia që Europiani të shtyhet për disa ditë, derisa shteti që do të marrë përsipër organizimin e eventit të përgatitet.

Një goditje e rëndë kjo për peshëngritjen shqiptare, me skandalin  dopingut që lë pasoja të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online