Skandali i dashurisë për lojtarin e Bayern Munchen! Gruaja zbulon emrin e të dashurës së Hernandez: Po ta fal unë Cristina-n, vetëm mos harro se ke edhe 2 fëmijë

Lukas Hernandez po luan ndoshta një nga sezonet më të vështira të karrierës së tij. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në Botërorin e Katarit, i cili e detyroi të humbasë të gjithë sezonin dhe pritet të kthehet në fushë vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, francezi nuk ka probleme vetëm në fushën e futbollit. Lojtari i Bayernit është në qendër të një skandali dashurie pasi bashkëshortja e tij Amelia postoi në Instagram.

Lucas dhe Amelia kanë një martesë mjaft të trazuar, madje kanë nisur procesin e divorcit në fund të vitit të kaluar. Mirëpo kjo gjë u ndalua dhe u bë e ditur se ata ishin sërish bashkë, por duket se tashmë martesa e tyre ka marrë fund. Edhe pse dukej se Lucas dhe Amelia kishin sheshuar mosmarrëveshjet e tyre dhe ishin sërish bashkë, tashmë ka dalë një skandal i ri.

Bashkëshortja e lojtarit të Bayernit i ka shokuar të gjithë me një postim në Instagram dhe ka treguar se ai ka një të dashur prej kohësh. Amelia nuk e kishte problem të zbulonte emrin e saj dhe më pas u dërgoi të dyve një mesazh të qartë. “Mund të mos ‘luash’ nga dy anë Lucas. Po ta dhuroj Cristina Buccino. Vetëm mos harro se ke edhe dy fëmijë që nuk vjen t’i shohësh fare”, ka shkruar Amelia në Instagram. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online