Skandal shqiptar/ Heqin nga lista e ndihmës lojtarët për të futur “të preferuarit”, vjedhje dhe në “kohë lufte”

Një skandal i vërtetë ka ndoshur me klubet e kampionatit kosovar. Edhe pse jemi në një kohë luftë ku solidarizimi dhe humanizmi duhet të jenë sa më të larta, sërish ka nga ata që gjejnë vend të vjedhin e të shfrytëzojnë gjithçka për përfitimet e tyre vetjake. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka bërë ditën e sotme me dije se në adresë të tyre kanë mbërritur shumë ankesa nga lojtarë të ndryshëm, të cilët akuzojnë klubet e tyre se po abuzojnë me paketën financiare që FFK ka shpërndarë për ta.

Kështu shumë lojtarë po largohen nga lista e përfituesëve dhe në vend të tyre futen emrat e “të preferuarve“ si anëtarët e stafit administrativ. Gjithashtu ka edhe raste të tilla, ku futbollistëve u kërkohet që një pjesë nga ndihma e përfituar me të drejtë prej tyre të rikthehet sërish te klubi. Një veprim aspak i pranueshëm që nxjerr në pah edhe egoizmin e tejskasjshëm edhe në një moment kaq të vështirë si ky i tanishmi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/