Një gol në shtesë, nga portieri i Vëllaznimit, mjaftoi që ndeshja Flamurtari-Vëllaznimi në Superligën e Kosovës të mos përfundonte, për shkak të dhunës së ardhur nga huliganët që pushtuan fushën.
Portieri i Vëllaznimit Altik Muhaxhiri shënoi me kokë golin e barazimit 1-1 në minutat shtesë dhe menjehere pas pësimit te golit një tifoz i Flamurtarit ka hyrë në fushë dhe ka goditur me shufër metalike dy lojtare të Vëllaznimit, duke u shkaktuar lëndime trupore, madje njëri prej tyre ka mbetur i shtrirë në tokë.
Pas këtij veprimi, tifozët e tjerë të Flamurtarit kanë hyrë brenda në terren dhe kanë sulmuar edhe lojtarët e tjerë të Vellaznimit.