Skandal në Serbi/ Djemtë e menaxherit të Crvena Zvezdës sulmuan me armë lojtarin e Lacios, bënë për spital agjentin e tij

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një skandal ka ndodhur në Beograd. Bëhet fjalë për një ngjarje që daton pas përfundimit të ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian. Marusiçi, së bashku me familjen e tij dhe menaxherin e tij, kanë darkuar në një prej restoranteve të Beogradit, por pasi kanë dalë prej aty kanë përjetuar një nga momentet më të këqija të jetës së tyre.

Disa persona të armatosur, dy prej të cilëve janë identifikuar si djemtë e menaxherit të Crvena Zvezdës, kanë dhunuar agjentin e futbollit, Uros Jankoviçin. Ndërkohë Marusiçit i është drejtuar pistoleta në kokë, por kjo nuk e ka ndalur t’i shpëtojë jetën menaxherit të tij.

“Adam Marusiçi, gruaja e tij, nëna e tij dhe unë u sulmuam me armë. Makinat na rrethuan dhe disa persona të armatosur më thyen këmbën e majtë dhe nofullën. Ata vazhdonin të gjuanin, por Adami ndërhyri, edhe pse me një pistoletë të drejtuar në kokë. Më pas ata ndaluan. Ai me shumë mundësi më ka shpëtuar jetën”, ka rrëfyer Urosh Jankoviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *