Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit u gjend në qendër të një skandali në lidhje me Zidane dhe tani rikthehet në faqet e para me një tjetër skandal.
Sonie Souid, menaxherja e futbollistëve dhe ish-lojtarja, ka akuzuar presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet për ngacmim sek.sual.
Në një intervistë të publikuar nga L’Equipe dhe BFMTV, ajo zbuloi një episod nga viti 2014 kur presidenti i FFF e ftoi atë në shtëpinë e tij për një takim të supozuar biznesi. Sipas saj, Graet kishte plane të tjera.
“Në shtator 2014 më telefonoi. Më tha se isha e jashtëzakonshme, se kisha arritur të bëja gjëra të pabesueshme dhe se donte të më prezantonte me Brigitte Henriques, gruan më të rëndësishme në Federatë. Presidenti më sugjeroi që të takoheshim në apartamentin e tij në Paris.
Ai tha se atje takohet shpesh me njerëzit, është më e lehtë, ne kemi privatësi, ndaj pranova. Unë isha 26 vjeç, isha fillestare, Graet ishte president i FFF-së, duhej respektuar.
Nuk më ka parë kurrë si lojtare, vetëm si objekt. Të them të drejtën më shikonte vetëm nga gjok.. dhe by…t.
Kur mbërrita, pashë dy gota shampanjë në tavolinë. Unë prisja Brigitte Henriques, por ajo nuk erdhi. Graet tha, ‘E di, ne nuk kemi nevojë për të. Nëse jemi afër njëri-tjetrit, mund t’ju plotësoj dëshirat.
Ishte një shuplakë e madhe për mua kur pashë që më shihte si objekt. Isha shumë e zhgënjyer. Ai duhet të jetë shembull”, tha Sonia Souid.
Pasi refuzoi propozimin e tij, Sonia Souid u largua nga banesa e Noel Le Graet, i cili vazhdoi ta kërkonte.
“Nuk i pëlqen mesazhet. Preferon të flasë në telefon. Kam marrë shumë mesazhe zanore prej tij. “A je e lirë sonte? insistoj!”, “Sonia, mbarova shishen e tretë. Po pres për të katërtin. Jam shumë i zemëruar sepse është mungesë respekti”.
Ai donte që unë të vija tek ai pasi të pinte tre shishe. Për një grua që përpiqet të ndërtojë diçka, është e dhimbshme”, theksoi Sonia. /Sport Ekspres/