Zana Avdiu e ka kthyer në një skandal të madh rastin e Granit Xhakës dhe po kontribuon jo pak në uljen e imazhit të shqiptarëve në botë. Avdiu u indinjua shumë për mënyrën sesi reagoi mesfushori shqiptar ndaj Serbisë. Ajo hasi kundërshtinë e babait të Granitit, Ragipit, teksa ishte e ftuar në një emision në Kosovë.
Nuk mbaron me kaq, teksa mediat në Zvicër si “Sëiss Blick” raportojnë se Avdiu është kër.cënuar nga të afërm të Granitit. Sipas tyre, vëllai i tij i ka shkruar Zanës se duhet të ketë kujdes dhe duhet t’i vijë turp pasi nuk ka gjak shqiptari. Në fund, gazetarja ka kërkuar ndihmën e policisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/