Një deklaratë skandaloze ka ardhur së fundmi nga ish-lojtari i Gjermanisë, Sandro Wanger. Ky i fundit ishte në komentimin e ndeshjes së sotme mes Gjermanisë dhe Spanjës. Në një moment të takimit, Wagner u shpreh:
“Kam parë gjithashtu disa tifozë gjermanë që po brohorasin me zë të lartë. Më parë mendoja se ishte plot me tifozë gjermanë, por pastaj e kuptova se ishin nga Katari pasi kishin peshqirë në kokë”.
Me peshqirë në kokë, nënkuptohet veshja klasike e arabëve që mbahet nga burrat në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe apo edhe në Oman. Mbi këtë deklaratë është duke u komentuar shumë së fundmi, teksa televizioni ku po transmetohej ndeshja është distancuar nga e gjitha kjo. /Sport Ekspres/
Der Rassist. #sandrowagner #Qatar2022 pic.twitter.com/1QxlYPBGJ9
— Mohammad Suleman Malik (@suleman_malik_) November 27, 2022