Skandal i paprecedentë në Serinë A/ Trajneri i Ylber Ramadanit goditi me kokë sulmuesin e Veronës në fund të ndeshjes

Verona sot mposhti Lecce-n në ndeshjen e javës së 28-të me rezultat minimal 1-0 dhe ndeshja u shënua nga një skandal i paprecedentë pasi trajneri i vendasve, Roberto D’Aversa, goditi me kokë një prej lojtarëve kundërshtarë.

Në qendër të vëmendjes ishte trajneri i Lecce, atje ku luan edhe Ylber Ramadani, Roberto D’Aversa, i cili ishte dukshëm i zemëruar për humbjen e ekipit të tij, por më pas bëri një lëvizje skandaloze dhe goditi me kokë Thomas Henry.

Kamera ka kapur momentin kur D’Aversa fillimisht është në një përleshje verbale me Henry-n dhe më pas për tronditjen e të gjithëve përballë ndihmës arbitrit ai goditi me kokë lojtarin e Veronës dhe më pas u kthye dhe u nis për në tunelin e stadiumit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online