Një vizitë e papritur ka ardhur në Camp Nou teksa policia ka marrë materiale të mëtejshme që kanë dërguar në arrestimin e ish-presidentit të Barcelonës, Bartomeu.
Ky i fundit kishte paguar disa kompani që të nxirrnin disa sondazhe që e shpallnin si fitues sërish për të marrë kreun e Barcelonës, duke qenë tërësisht e sajuar.
Gjithashtu të njëjtat kompani do të sulmonin të gjithë lojtarët dhe personat që ishin kundër menaxhimit aktual, në skandalin e quajtur si “BarçaGate”. /Sport Ekspres/