Hakimi është tërbuar pas ndeshjes me Kroacinë. Marokenët ishin të dëshpëruar për faktin se dolën pa medalje në Botërorin më të mirë të historisë së tyre. Ata kërkuan një penallti që arbitri nuk e akordoi. Në fundin e ndeshjes, Hakimi ka shpërthyer ndaj arbitrave. Por jo vetëm kaq, sipas mediave prestigjoze, lojtari i PSG ka shkuar dhe ka ofenduar në sy presidentin e FIFA-s, duke i thënë mes të tjerave që është idiot.
Sipas Hakimit, Maroku u vodh ndaj Francës dhe ndaj Kroacisë, duke i hequr mundësinë Kombëtares së tyre për të pasur një vend më të mirë. “Është ndeshja e dytë radhazi që po e bën këtë kundër nesh, çfarë ke?”. Më pas Hakimi është penduar dhe ka shkuar që t’i kërkojë falje Infantinos. /Sport Ekspres/