Starti i rrugëtimit në Copa America për Argjentinën dhe Lionel Mesin ishte i hidhur, teksa u mposhtën me shifrat 0-2 nga Kombëtarja e Kolumbisë.
Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni. Ky i fundit kishte kritika të shumta, por jo për lojtarët e tij. Sipas numrit një të stolit bardhekaltër, fusha ku u luajt sfida ishte skandaloze dhe se futbollistë të tillë nuk meritojnë të luajnë në terren të tillë.
Lionel Scaloni: “El estado de la cancha es lamentable”. pic.twitter.com/iESKFjbegg
— No Todo Pasa (@NoTodoPasaTyC) 16 juin 2019
“Dua të theksoj gjendjen në të cilë ndodhej fusha. Ishte ndeshja e parë e Copa America dhe nuk dua të imagjinoj se çfarë do ketë më pas. Më la shumë për të dëshiruar, e them vërtet këtë gjë. Këto futbollistë nuk meritojnë të luajnë në fushë të tillë”, përfundoi Skaloni.