Barcelona arriti që të fitonte në shifrat 2-1 ndaj Getafes falë magjisë së Depay. Sergi Roberto shënoi që në minutën e dytë duke kaluar katalanasit në avantazh. Rezultati u barazua nga ana e Ramirez në të 19, për të mbyllur historinë e takimit me perlën e sulmuesit të Holandës. Ndërkohë edhe njëherë tjetër Rei Manaj nuk arrin që të debutojë dot në La Liga. Këtë herë sulmuesi shqiptar është parë i ulur në pankinë gjatë gjithë kohës dhe duke mos u provuar as në…nxehje!
Megjithëse nga krahu tjetër është dëmtuar Braithëaite për të lënë vendin bosh, por trajneri Koeman provoi futbollistë të tjerë. E gjithë kjo sjellje e trajnerit të Barcelonës karshi Manajt lë padyshim vetëm një rrugë logjike sa i përket së ardhmes. Me dy ditët e fundit të mbetura nga merkato, me siguri që sulmuesi i Shqipërisë do të bëjë transferimin e tij në këto orë dhe te Barcelona kërkojnë që ta ruajnë për t’u mos dëmtuar, në mënyrë që të mos i dështojnë negociatat. /Sport Ekspres/