Kampionati turk ka ngritur siparin, por e ardhmja e Rei Manajt ende nuk është vendosur përfundimisht. Pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi me Sivasporin, ofertat për të nuk mundojnë. E fundit është ajo e Trabzonsporit. Sipas gazetarit Hakaj Jologlusë, klubit turk ka ofruar 4 milionë euro dhe Umut Bozokun e Umut Gyneshin në shkëmbim për të siguruar firmën me Rei Manajn.
Por kjo ofertë është refuzuar nga Sivaspori. Drejtuesit e bardhekuqve kërkojnë që vlera monetare të jetë mbi 7 milionë euro. Ndërkohë, mësohet se për sulmuesin shqiptar ka gjithashtu oferta nga Arabia Saudite dhe nga Spanja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/