Situata pas ndeshjes/ Presidenti i Barcelonës zbriti i inatosur në dhomat e zhveshjes, por nuk foli me asnjë nga lojtarët

Barcelona mori goditjen e fundit nga Interi në mbrëmjen e djeshme të Champions League. Zikaltërit janë thuajse të kualifikuar për në turin tjetër së bashku me Bayern Munchen, ndërsa katalanasit po i drejtohen Europa League.

Menjëherë pas barazimit të djeshëm në shifrat 3-3, presidenti i Barcelonës, Laporta, ka zbritur në dhomat e zhveshjes. Ai është parë i inatosur dhe shumë i mërzitur, teksa nuk ka folur me asnjë prej lojtarëve.

Laporta ka komunikuar vetëm me Xavin dhe ndihmësit e tij. Madje duke i thënë që duhet të bënte diçka për formacionin që e nis nga minuta e parë para ndeshjes me Realin e Madridit pasi nuk është koha për eksperimente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online