“Situata është e rëndë”! Presidenti i UEFA-s trondit Barcelonën pas skandalit të korrupsionit: Kjo është më seriozja që kur unë jam marrë me futbollin

Prokuroria e Barcelonës tre javë më parë ngriti aktakuzë për korrupsion për klubin blaugranas, si dhe ndaj ish-presidentëve të tij, Bartomeu dhe Sandro Rosello. Ata akuzohen se i kanë paguar gjithsej 8.4 milionë euro Negreira, ish-zëvendës presidentit të Komisionit Gjyqësor Spanjoll.

Nga ana tjetër, Negreira u delegoi atyre arbitra që korrespondonin në favor të Barcelonës dhe ata u garantuan se do të gjykonin në favor të tyre.

Për gjithçka rreth kësaj teme ka folur edhe njeriu i parë i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili është shprehur i shqetësuar për skandalin në të cilin ndodhet Barcelona. Pavarësisht gjithçkaje, Ceferin tha qartë se UEFA nuk do të heqë dorë nga sigurimi i vendosjes së drejtësisë.

“Sigurisht që nuk mund t’i komentoj të gjitha këto drejtpërdrejt për dy arsye. Më së shumti sepse nuk jam marrë me këtë temë në detaje. Mund të them diçka, me sa jam i informuar situata është jashtëzakonisht e rëndë. Aq e rëndë sa sipas mendimit tim, kjo është më seriozja në futboll që kur jam marrë me të”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online