Situata e vështirë e portugezi/ Mamaja e Ronaldos pëson goditje në tru, shkon menjëherë në operacion

Një gjendje e rëndë është për Kristiano Ronaldon, teksa lajmërohet për një ngjarje shqetësuese në familje. Mamaja e tij, Dolores Aveiro, ka pësuar një goditje në tru. Menjëherë ka shkuar në operacion dhe fatmirësisht ka dalë me sukses. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, gjendja aktuale duket e qëndrueshme teksa ndodhet në një spital në Madeira të Portugalisë.

Testet e tjera mjekësore pritet që të zhvillohen më vonë, ndërsa tani Dolores duket në situatë më normale. Në orën 5 të mëngjesit ka ndodhur kjo ngjarje të ditës së martë, atje ku mamaja e portugezit është shtruar menjëherë në urgjencë në spitalin “Dr Nelio Mendonca”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *