Situata e sikletshme e Izraelit/ Lojtarët i zbresin nga avioni dhe presin për tre orë, tre anëtarë të stafit do të vijnë nesër në Shqipëri

Udhëtimi i Kombëtares së Izraelit drejt Shqipërisë është shtyrë me tre orë nga orari zyrtari i nisjes. Një situatë e sikletshme i ka ndodhur ekipit mik. Lojtarët detyrohen të zbresin nga avioni ku kishin zënë vendet e tyre dhe presin me orë për tu nisur drejt Tiranës. Arsyeja? Pesha ishte mbi normën e lejuar.

Me sa duket izraelitët nuk kishin bërë mirë llogaritë me pajisjet që do të duhej të merrnin me vete për në Shqipëri. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, është gjetur një zgjidhje. Tre prej anëtarëve të stafit të ekipit kombëtar do të udhëtojnë nesër drejt kryeqytetit tonë, ndërsa pjesa tjetër niset mbrëmjen e sotme. Sigurisht që një ngjarje e tillë ka ngjallur pakënaqësi të madhe te futbollistët, të cilët nuk e kanë pritur mirë vonesën për një shkak të këtij lloji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *