Situata e pazakontë me gafën e Bayern Munchen! Lojtari i tha arbitrit se diçka nuk po shkonte, do humbin në tavolinë se po luanin me 12 lojtarë

Bayern ka mposhtur Freiburgun me rezultat 4-1 gjatë ditës së djeshme, por për një gabim të pabesueshëm, klubi i Mynihut mund të mbetet pa tre pikë. Në fundin e ndeshjes pamë një gabim të pabesueshëm të bavarezëve. Kur erdhi minuta e 85-të, trajneri i Bayern vendosi për një zëvendësim. Arbitri i katërt tregoi numrin e gabuar në tabelë dhe Coman mbeti në fushë dhe Sabitzer hyri në lojë. Pas kësaj, ndeshja vazhdoi, por lojtari vendas Nico Schlotterbeck i tha arbitrit se diçka nuk shkonte dhe se Bayern kishte më shumë lojtarë në fushë se sa lejohej.

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe numëroi lojtarët e Bayernit dhe kuptoi se ishin vërtet 12 të tillë në fushë. Në fund reaguan nga pankina e Bajernit dhe i thanë Comanit që të largohej nga fusha, gjë që më në fund e bëri. Mediat gjermane shkruajnë se ky gabim mund t’i kushtojë shumë Bajernit, pasi duket se do të mbeten pa fitoren e djeshme. Thuhet se nëse Freiburg bën apel, ka të gjitha shanset që ai të marrë tre pikë në tavolinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *