Situata e pazakontë e Liverpulit që i kërkojnë 2 ekipe, Klop: Nuk i lë lojtarët në shtëpi!

Një situatë e pazakontë është ajo e Liverpulit pas kualifikimit në “Carabao Cup”. Ndeshja e radhës në këtë Kupë do të jetë në 16 dhjetor kundër Aston Vilës. Por në këtë kohë skuadra nuk gjendet në Angli, pasi Liverpuli do të udhëtojë në Katar për ndeshjet e saj si fituese e “Champions League”.

Propozimi që ka ardhur për të ndarë ekipin në dy pjesë, vetë trajneri Jurgen Klop e ka përjashtuar tërësisht. Sipas tij nuk mund të funksionojë asgjë në këtë mënyrë dhe nuk dëshiron që t’i lërë futbollistët në Angli, ndërsa pjesa tjetër të gjendet në Katar.

“Ne nuk mund të lëmë asnjë lojtarë që të qendrojë në shtëpi për “Carabao Cup”.  Kemi dy ndeshje në Katar dhe janë shumë të ngjeshura, Nuk mund të shkojmë atje me 11 lojtarë dhe të themi këta janë për dy ndeshjet në Katar, ndërsa të tjerët t’ lëmë në shtëpi për të luajtur kundër Aston Vilës. Nuk funksionon kështu. Do ta marrim një vendim dhe do ta bëjmë publike”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online