Situata e Partizanit/ Mohimi i sforcuar në media, Lerda përgatit valixhet nëse humbet me Tiranën

Menjëherë pasi në media u publikua xhirimi me kamera nga një bisedë mes Demit dhe presidentit të Laçit, pa harruar edhe administratorin e Flamurtarit, Shpëtim Idrizi, tek të kuqtë kanë dalë për të mohuar gjithçka që është transmetuar.

Trajneri Lerda e ka shmangur situatën duke u shprehur se nuk e kupton gjuhën shqipe, megjithëse fjala “largohet”, duhet të jetë një ndër të parat që trajneri italian ka mësuar në vendin tonë. Gjithçka është e qartë, Partizani duhet të përgatit pa presion një përballje të tillë, duke parë edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Por një fjalë më tepër e thënë në momentin jo të duhur, e rriti së tepërmi edhe presionin te trajneri Lerda. Një nga drejtuesit e të kuqëve, Gjergji Xharo, që më parë ka qenë gazetar, zgjodhi të mohonte gjithçka për “Supersport”.

Megjithëse versioni i tij nuk ishte aspak bindës, pasi shprehej se mediat janë keqkuptuar dhe flitej me shaka për një shkarkim të Olsi Ramës. Në fakt, vetëm për këtë të fundit që nuk flitej në këtë bisedë të Demit.

Gjithçka që thuhet në video, është e shkruar dhe mund të dëgjohet me zë: “Nëse ne humbim në derbi, atëherë i pari që do të largohet është trajneri”. Natyra e Demit karakterizohet nga humori dhe kjo është e vërtetë, por shaka më pakripë do të ishte për tifozët e Partizanit thyerja e sundimit të derbit të kryeqytetit prej vitesh, me të parën ndeshje në drejtim të Lerdës.

Me këtë të fundit marrëdhëniet nuk janë aspak të mira, madje tifozët kanë dalë kundër tij në shumë raste. Përballë një fakti dhe presioni që do të vinte nga tribuna, nëse Tirana fiton, atëherë Lerda duhet t’i përgatis vetë valixhet e tij. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online