“Siti nuk do ta fitojë kampionatin 55 vite rresht”, Guardiola pas humbjes së 4-t radhazi: Liverpuli i Klopit shkoi në Ligën e Europës pas fitimit të Champions-it

Pep Guardiola ka pësuar për të parën herë në karrierën e tij si trajner 4 humbje radhazi. Ai e ka pranuar qetësisht këtë statistikë negative në konferencën për shtyp të dhënë pas disfatës me Brajtonit. Spanjolli i Sitit ka thënë se gjithmonë ka një herë të parë në jetë, por ka shtuar se kjo është një sfidë me të cilën do të përballet.

“Gjithmonë ka një herë të parë në jetë. Sigurisht që na duhet ta ndryshojmë. Jemi në këtë renditje që jemi, edhe në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që lojtarët (e dëmtuar) të rikthehen dhe nuk kam asnjë dyshim që do të kthehemi në më të mirën tonë. Normalisht njerëzit humbasin ndeshje, apo jo? Kjo është sfida ime, sfida jonë. Mua më pëlqen të përballem me të, kështu që nuk do të zmbrapsemi. Kur humbasim duket sikur argumentet e mia janë justifikime.

Liverpuli kur ishte me Klopin, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, shkoi në Ligën e Europës. Pas 55 vitesh, Siti nuk do të ketë fituar Ligën Premier çdo vit. Kjo është normale”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/