“Qytetarët” kanë marrë një fitore me shumë vlera në minutën e shtatë shtesë të takimit falë Rahim Sterling
Mançester Siti ka fituar 2-1 në fushën e Bornemuthit në një ndeshje të tensionuar e të vendosur në minutën e shtatë shtesë nga Rahim Sterling. Më parë kishin shënuar vendasit me Daniels, por Siti është përgjigjur me Gabriel Zhezus. Siti ka ngulur këmbë deri në fund dhe goli ka ardhur pikërisht atëherë kur nuk mendohej, në minutën e 7 shtësë kur Sterling ka thyer zemrat e tifozëve të Bornemuthit. “Qershitë” kanë kaluar të parët në avantazh me një gol të mrekullueshëm të shënuar nga Daniels. Reagimi i Sitit ka qenë i menjëhershëm, teksa 8 minuta më pas Gabriel Zhezus ka barazuar shifrat. Pas golit të barazimit takimi në “Vitality Stadium” është kthyer në një dialog mes mbrojtjes së Bornemuthit dhe sulmit të Sitit. Guardiola është përpjekur në të gjitha mënurat për të shënuar golin e dytë, duke hedhur në fushë dhe Agueron e Sane. Përpjekjet e panumërta të Sitit janë shpërblyer vetëm në fund, kur gjithçka dukej e mbaruar. Në minutën e shtatë shtesë sulmuesi i kombëares angleze ka çuar në delir tifozët e Sitit që kanë abritur në fushë nga gëzimi. Teksa vetë Sterling ka përfunduar jashtë loje me karton të kuq pas festimeve të tepruara për golin e fitores në jug të Anglisë.
Bornemuth – Man.Siti 1-2
Shënues: Daniels 13’ / Zhezus 21’, Sterling 90’+7
E shtunë 26 gusht 2017 “Vitality Stadium”
Bornemuth: Begoviç, S.Kuk, Ake, Mings, Daniels, Smith, Gosling, Surman, Arter, Defo (Afobe 73’, Muset 90’+3), King. Trajner: E.Houi
Man.Siti: Ederson, Danilo, Kompani, Otamendi, Mendi, Fernandinjo, Bernardo Silva (Aguero 65’), David Silva, De Brujn, Sterling, Gabriel Zhezus (Sane 82’). Trajner: P.Guadriola
Gjyqtar: M.Din
Kartonë të verdhë: Ake 23’, Kuk 75’, Arter 86’, Smith 90’+5 / Kompani 56’, D.Silva 56’, Otamendi 67’, Mendi 79’, Sterling 90’+3, 90’+9
Karton të kuq: Sterling 90’+7