Duhan Vlahoviç u transferua tek Juventusi ditën e djeshme, me një shifër prej 66 milionë stërlinash. Sulmuesi serb shihet si e ardhmja e Serisë A italiane, për shkak të aftësive që ai zotëron. Ish lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko, e cilësoi blerjen e Vlahoviç nga Juventusi, si një lëvizje mjaft të zgjuar.
Francezi nuk ka ka ngurruar të bëjë krahasimin e tij me një ish goleador të futbollit, Fernando Torres i njohur edhe si El Nino. “Është një super blerje, e cila e rikthen menjëherë Juventusin në origjinën e saj. Vlahoviç më kujton Fernando Torres. Një sulmues i fortë në zonën e portierit dhe shymë teknik mbi të gjitha”- u shpreh Sissoko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/