Siria pranë ëndrrës, Kahill çon Australinë në finalen e madhe

Sa pranë mrekullisë! Siria fatkeqe ishte sot një hap larg finales së madhe play-off par një vend në Kupën e Botës, ku nuk ka qenë kurrë.

Pas barazimit 1-1 në vajtje ndaj Australisë superfavorite, Siria luajti një ndeshje të madhe sot, por u mund 2-1 në shtesa.

Al Somah, ai që shënoi edhe në vajtje, i dha Sirisë avantazhin që në minutën e  pestë, por veterani Tim Kahill largoi makthet për Australinë, duke barazuar 8 minuta më vonë. Nuk mbaroi aty, sepse në minutën e fundit të shtesës Siria goditi shtyllën.

Australia luajti keq, vuajti presionin dhe duket qartë që ka shumë probleme, ndaj Siria rezistoi mirë, duke e çuar ndeshjen në shtesa. Aty, në minutën 109, sërish Tim Kahill shënoi golin e fitores që çon Australinë në raundin final play-off, ku do të ndeshet me të katërtën e zonës CONCACAF, aktualisht mes SHBA, Hondurasit e Panamasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online