Sirena alarmi bien te Verona, do të humbasin Kumbullën ndaj të pamëshirshmëve të Europës

Nga Klaudio Ndreca

Verona do të përballet në ditën e nesërme ndaj Atalantës në takimin e vlefshëm për Serinë A. Pikërisht ndaj skuadrës që ka shënuar më tepër gola në Itali, duke e tundur portën kundërshtare në 93 raste.

Por edhe nëse marrim për bazë statistikat në Europë është vetëm Bajerni që ka shënuar më tepër sesa skuadra e Atalantës. Sirenat e alarmit bien te Verona pasi nuk do të llogarisin në ekip Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar u fut duke u sforcuar nga minuta e parë ndaj Romës dhe do të dilte menjëherë nga fusha e blertë pas shqetësimit muskular që ka ndierë.

Gjithsesi te Verona nuk ka mbetur më objektiv për të luftuar pas rezultateve të marra së fundmi. “Europa nuk është për ne”, ka thënë trajneri Juric për të treguar qartësisht se Verona është dorëzuar në këtë mision. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *