Dinamo ka bërë shumë blerje në merkaton e verës, duke afruar në skuadër emrat që ishin më cilësorë në Superiore. Por deri në këto momente, të gjithë këto blerje nuk janë shkrirë mirë në skuadër dhe rezultatet nuk po vijnë. Për këtë arsye, kryeqytetasit do të bëjnë dalje emergjente edhe në merkaton e dimrit, për të kërkuar të tjerë futbollistë që të arrijnë te objektivat e tyre.
Në mënyrë paradoksale, edhe pse Dinamo kërkonte titullin kampion, askush nuk dinte asgjë rreth drejtorit të tyre sportiv. Ky post i është besuar orëve të fundit Arbi Laçit. Ky i fundit dha kontributin e tij në shpalljen kampion të Tiranës në kohën e Egbo. Gjithashtu do të ishte personi që i ofroi kontratë në moshë fare të vogël lojtarëve si Celhaka, Muçi dhe Ismajgleci. Tashmë ajo që kërkohet është rikthimi te suksesi duke marrë pak copëza nga Tirana kampione. /Sport Ekspres/