Italia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Armenisë, por në një ndeshje që lë shumë për të diskutuar. Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa Beloti barazoi për të dërguar shifrat në 1-1.
Pak para fundit të 45 minutave, Bonuçi do të vinte me një simulim të turpshëm, por që nuk do të kuptohet nga ana e arbitrit. Ky i fundit zgjedh të nxjerrë kartonin e kuq për Karapetian, pas dy të verdhëve. Pretendohej për një goditje me bryl, por që nuk ekzistonte dhe e gjitha ishte një aktrim e mbrojtësit të Juventusit.
Në këto kushte Armenia e kishte të pamundur që të përballej ndaj Armenisë. Megjithatë, trajneri Mancini nuk zgjedh të komentojë gjestin e lojtarit të tij, që nuk është në të mirë të futbollit, por me një arsyetim disi fyes shprehet:
“Në fillim e kemi nisur keq dhe kemi pësuar një gol. Pastaj arritëm që të shënonim përpara fundit të ndeshjes. Në mënyrë paradoksale, ishte me mirë për ne kur ata ishin të gjithë. Kartoni i kuq na penalizoi ne, sepse ata u mblodhën të gjithë mbrapa kur ishin 10 lojtarëve”, ka thënë Mancini. /Sport Ekspres/