Simon Simoni ishte një nga zbulimet e sezonit që lamë pas në “Abissnet Superiore”. Vetëm 17 vjeç dhe ruajti i sigurt portën e Dinamos, duke siguruar edhe ftesën nga Kombëtarja U21. Simoni spikati mes shtyllave dhe tani do të provojë një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
Nevil Dede ka zbuluar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se gardiani 18-vjeçar ndodhet në Turqi. Trajneri i ri i Dinamos nuk ka dhënë më tepër detaje, por ka lënë të kuptohet se e ardhmja e Simon Simonit do të jetë kampionati turk.
“Simoni flitet që është larguar. Është në Turqi. Më shumë nuk mund të them, sepse nuk di dhe është diçka që nuk më takon. Duhet të them diçka. Klubet shqiptare duhet të mendojnë seriozisht të arkëtojnë para, sepse vetëm kështu mund të zhvillohemi. Jemi një vend i vogël. Ky është rasti i Simonit”, ka thënë Nevil Dede./Sport Ekspres/