Simeone trondit Argjentinën: Një kombëtare e çoroditur, prej vitesh

Pas shkatërrimit nga Kroacia, në Argjentinë është koha për gjyqe dhe ndërkohë po bën bujë një tjetër “bombë” që trondit rëndë ambientin, me eliminimin në horizont. Diego Simeone, i regjistruar në një audio në whatsapp, ka lëshuar deklarata shumë të rënda.

SKUADËR E ÇORODITUR – Përmbajtja e audios, sipas medieve në Spanjë e Argjentinë, është një bisedë mes Simeones dhe zëvendësit të tij tek Atletiko, German Burgos. “Ajo që po i ndodh Argjentinës është ajo që ndodh prej 4 vitesh aty, për fat të keq. Nuk ka lidership, as nga drejtuesit dhe as nga kush ka administruar dhomat e zhveshjes. Është një skuadër e çoroditur, pa asnjë drejtim e pa asnjë ide”.

KUALIFIKIMI – “Skuadra është në gjendje të keqe, por jemi Argjentina, besoj se do ia dalim mbanë të kualifikohemi. Tani varet nga Islanda, nuk duhet të fitojë asnjë nga dy ndeshjet e mbetura, ose të mundet sot. Mendoj se Nigeria do fitojë, ndaj gjithçka do mbetet e hapur për ndeshjen e fundit. Megjithatë, tani duhet luftuar, duhet treguar guxim”.

KABAJERO – “Portieri, më thuaj të vërtetën German, e ka bërë edhe më parë këtë gafë, apo jo? E ka bërë kundër Spanjës, kundër Italisë, dhe unë të thashë: ‘Mëkat që nuk shënuan, sepse kështu do ta kuptonin që në Kupën e Botës nuk bëjnë dot gafa të tilla’.

SAMPAOLI – “Të gjithë themi që lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e lojës, por kur gabojmë ne trajnerët është më e rëndë sesa kur gabojnë lojtarët. Ajo që po bën trajneri ka shumë rëndësi. Duhej të luante edhe ndaj Islandës si luajti këtë radhë, sepse Islanda është më e dobët se Kroacia”.

GODITJA PËR MESIN – “Mesi është shumë i zoti, por sepse luan së bashku me shokë skuadre shumë të zotë. Nëse ke një skuadër normale, cilin do zgjidhje, Mesin apo Ronaldon?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *