Argjentina në kaos! “Lojtarët duan ndërrimin e trajnerit”

Humbja e bujshme ndaj Kroacisë mund të sjellë një ndryshim urgjent në stolin e kombëtares argjentinase: Horge Sampaoli mund të largohet menjëherë dhe në stol për ndeshjen e fundit kundër Nigerisë do të ulej Horge Burruçaga, menaxheri aktual i Seleçion, një lëvizje identike me Hierron te Spanja. Në alternativë, shkruan “TodoNoticias”, që raporton se lojtarët i kanë kërkuar trajnerit Sampaoli të largohet – Sebastian Bekaçeçe, drejtori teknik i kombëtares. Në ndeshjen e fundit fitorja do jetë detyrim, por natyrisht varet shumë edhe nga rezultati i Islandës sot në mbrëmje ndaj Nigerisë dhe më pas ndaj Kroacisë.

E vërteta është se trajneri Sampaoli tashmë e ka humbur grupin. Mjafton të shihet përgjigja e Agueros për një gazetar: “Sampaoli? Të thotë çfarë të dojë”, për të kuptuar si është situata, edhe pse El Kun më vonë tha se nuk e kishte kuptuar fare pyetjen, ndaj u përgjigj ashtu.

Edhe një legjendë e stolit argjentinas si Karlos Biançi godet ashpër: “E shoh Mesin të lodhur dhe pa motivim, si kurrë në karrierë. Nuk e di çfarë i ka ndodhur”. Ndërkaq, mediat në Argjentinë e teprojnë, duke aluduar për diçka të bujshme dhe të pabesueshme: “Mesi ka luajtur qëllimisht keq, për të detyruar Sampaolin të largohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online