Simeone infektohet nga pandemia, bie alarmi në Spanjë

Agresiviteti i COVID-19, nuk ka të ndalur. Ditën e djeshme klubi i kryeqytetit, Atletico Madrid ka njoftuar se trajneri Simeone ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Për këtë arsye Simeone është izoluar në shtëpi, por nuk ka shfaqur simptoma të rënda, çka tregon se gjendja e tij shëndetësore eshtë e mirë.

“Fatmirësisht trajneri jonë nuk ka shfaqur ndonjë simptomë shqetësuese dhe është izoluar në shtëpinë e tij, për të respektuar rregullat e karantinës.- u shpreh klubi.

Atletiko Madrid do ta zhvillojë ndeshjen e parë në 27 shtator, pas kërkesës së klubit për shtyrje të kampionatit. La Liga filloi ditën e djeshme, në të cilën u luajtë 3 sfida. Ekipi kundërshtar i Teutës në Europa Ligë, Granada i dërgoi një sinjal rreziku Teutës, teksa ka fituar ndeshjen e vështirë ndaj Atletico Bilbao me rezultarin 2-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *