Në fund të vitit të shkuar Xhovani Simeone i shënoi një supergol Milanit, sot u përsërit kundër Interit dhe tashmë mund të thuhet pa frikë se i biri i Diego Simeones është alamet lojtari, me një të ardhme të ndritur, sepse ka shënuar 7 gola këtë sezon me Fiorentinën, duke u konfirmuar pas 12 golave të kampionatit të shkuar te Xhenoa, ndërkohë që është vetëm 22 vjeç dhe ka hapësira të mëdha përmirësimi.
Inteir zhgënjeu sërish, sepse ndalet te barazimi 1-1 dhe më shumë se frenimi në Firence, që nuk është turp, dhemb mënyra si iku fitorja nga duart. Në shtesë, me Interin në avantazh, Simeone u gjend i vetëm me Handanoviçin, ndërsa mbrojtja e Interit bri disa gabime rresht.
Më parë kishte shënuar Ikardi dhe ky ishte lajmi i madh për Interin, por argjentinasi më i njohur në fushë nuk festoi dot në fund, sepse bashkëkombasi i tij “i uritur” për sukses i hoqi 2 pikë të arta. Kreu për Interin po bëhet mirazh.