“Silvinjos do i hynte në punë…Andi Lila”! Ismet Munishi: Nuk ka asnjë lidhje me De Biazin, kjo Shqipëri është “heavy metal”

Shqipëria do të përballet kundër Çekisë në 12 tetor. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të shkuar më afër me Gjermaninë. Emisioni “Koha Shtesë” i “Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë me trajnerin e njohur, Ismet Munishi, që ka bërë analizën e tij para këtij takimi. (Shiko videon e intervistës më poshtë)

“Respekt për të gjithë trajnerët që kanë dhënë kontribut te Shqipëria. Ka pasur edhe të suksesshëm si në rastin e De Biazit. Shqipëria është e lidhur me trajnerët italianë,  por këtë herë është vepruar mirë pasi është marrë një ekspert me shumë entuziazëm. Silvinjo dhe Zabaleta kanë luajtur në nivele të larta dhe kanë se çfarë këshillash t’i japin lojtarëve. Kjo lloj energjie te Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë.

Ne kemi fituar në kohën e De Biazit, por kemi fituar si inferiorë. Rrinim në mbrojtje gjithë kohën dhe më pas tentonim ndonjë kundërsulm. Ky lloj futbolli nuk të jep asnjë lloj garancie për vazhdimësinë. Ndërsa këta djemë sot me Silvinjo, po luajnë futboll “Heavy Metal”. Po luhet një futboll fantastik, të gjithë vrapojnë, luftojnë dhe kanë shumë dëshirë për të bërë mirë. Kur shënohet goli të gjithë kërcejnë në stol, nuk ka asnjë debat pas ndeshjes nga lojtarët për minutat që luajnë, të gjithë janë të lumtur. Një lojtar që unë do ta doja nga koha e De Biazit? Më ka pëlqyer shumë Andi Lila si lojtar. Lila ka qenë një luftëtar, luante në shumë pozicione dhe më ka pëlqyer shumë. Me entuziazmin dhe luftën që ai bënte, do t’i përshtatej shumë Shqipërisë së Silvinjos”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online