Silvinjo udhëtoi me stafin në “Santiago Bernabeu”, studioi nga afër kundërshtarin më të vështirë të Shqipërisë

Shqipëria luajti ndeshjen e saj të fundit miqësore kundër Suedisë mbrëmjen e së hënës, të cilën e humbi minimalisht 1-0. Lojtarët përfunduan në Stokholm detyrën e tyre me Kombëtaren, por puna e Silvinjos sapo filloi. Të nesërmen, braziliani së bashku me stafin e tij, Pablo Zabaletën dhe Dorivën, udhëtuan drejt “Santiago Bernabeut”.

Silvinjo ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren mes Spanjës dhe Brazilit. Kreu i pankinës së kuqezinjve zgjodhi kështu të studionte nga afër kundërshtarin më të vështirë që do të kenë në fazën e grupeve në Euro 2024. Shqipëria do të luajë me Spanjën më 24 qershor në Dyzeldorf./Halit Delibashi-Sport Ekspres/