Silvinjo ka shpërndarë mbrëmjen e djeshme një postim në llogarinë e tij zyrtaren në “Instagram”, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për suksesin që po korr me Kombëtaren shqiptare. Trajneri brazilian është vetëm një hap larg kualifikimit në Kampionatin Europian Gjermani 2024, e cila do të jetë hera e dytë në historinë e Shqipërisë.
Përgëzimet nuk kanë munguar, madje as nga emra të njohur të futbollit. Roberto Mançini ka komentuar në postimin e Silvinjos me disa simbole që simbolizojnë duartrokitjet. Të njëjtin koment ka bërë edhe ish-futbollisti i njohur portugez, Deko. Ndërkohë kujtojmë se Silvinjo ka qenë krahu i djathtë i Roberto Mançinit, i cili është kampioni në fuqi i Kampionatit Europian, te Interi./Sport Ekspres/
View this post on Instagram