“Golat e mi do të vijnë në Europian”, Myrto Uzuni: Nuk e ka asnjë vendin me tapi në Kombëtare, luaj në një nga ligat më të forta të botës

Myrto Uzuni u aktivizua si titullar në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, e luajtur në 17 tetor në “Air Albania”. Silvinjo këtë herë parapëlqeu ta hidhte në fushë në majën e sulmit dhe jo në krahë siç e kemi parë këto kohë te Kombëtarja. Pas përfundimit të ndeshjes, Myrto Uzuni ka folur për gazetarët e pranishëm, duke thënë se golat e tij do të vijnë në Europian. Ai gjithashtu theksoi se asnjë pozicion në Kombëtare nuk është i zënë, pasi të gjithë luftojnë për të qenë nga minuta e parë në fushë.

“Unë kur futem në fushë nuk e shoh nëse është zyrtare apo miqësore, pasi luajmë për kombin. Duhet të japim shpirtin dhe të presim mundësinë tonë që të tregojmë vlerat tona. Pozicioni i qendërsulmuesit është pothuajse i zënë? Jo, pothuajsë të zënë nuk ka asgjë në futboll, pasi të gjithë lojtarët janë aty. Unë kam besim, sepse po shënoj gola dhe po luaj në një nga ligat më të forta në botë. Normale që do pres mundësinë time. Nuk ka këtu me tapi ose të tonën. Të gjithë duhet të punojmë dhe të luftojmë fortë për atë vend. Kush e Meriton, të luajë. Për sa i përket golave, do të vijnë edhe ato. Ndoshta në Europian”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online