Silvinjo ka thërritur Simonin në Kajzerau, portieri i talentuar: I lumtur të jem pjesë e një grupi kampionë

Simon Simoni është thërritur nga Silvinjo në Kajzerau për t’u stërvitur me ekipin e parë, pavarësisht faktit se UEFA nuk e lejon të luajë në Europian. Portieri i talentuar është ndjerë mjaft i lumtur që të jetë pjesë e kuqezinjve. Ai ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka shprehur lumturinë e madhe që ndjen të jetë pjesë e këtij grupi lojtarësh.

“Ditë intensive kuqezi. I lumtur që jam pjesë e një grupi me kampionë dhe kam mundësi të rritem e përmirësohem çdo ditë. Forca Shqipëri”, ka shkruar Simon Simoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/