“Silvinjo ka bërë diçka të mrekullueshme”, Broja vlerëson trajnerin: I gjeta çunat më të bashkuar

Armando Broja ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Lojtari 22-vjeçar ishte i ftuar në studion e emisionit “Kampionët” në “TV Klan”, ku ka thënë se në mars e gjeti skuadrën më të bashkuar se më parë. Sipas tij, Silvinjo ka bërë diçka të mrekullueshme në stolin e Shqipërisë.

“Kam marrëdhënie shumë të mirë me çunat e Kombëtares. Me Mitajn kuptohem shumë mirë. Nuk flasim vetëm me gojë, por edhe me sy. Gjithashtu me Gjimshitin, me Muçin dhe Asllanin. Kur isha i dëmtuar Sivlinjo erdhi më takoi në Angli bashkë me Zabaletën. Kemi folur shpesh edhe në telefon. Ai ka bërë diçka të mrekullueshme. Edhe grupi mu duk shumë më mirë, çunat ishin shumë më të bashkuar. Në mars ambienti në grup ishte ‘top’. Kishim komunikim me trajnerin. Ka bërë një gjë të mrekullueshme”, ka deklaruar Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/