Silvinjo bëri të ditur ditën e djeshme listën provizore për në Euro 2024. Diskutimet nuk munguan në opinionin sportiv, teksa lënia jashtë e Cikalleshit dhe Uzunit dhe afrimi i Medon Berishës, Abrashit dhe Arbër Hoxhës erdhën si befasi. Sabina Mete ka thënë në studion e emisionit “Opinion” se shpallja e listës në konferencë për shtyp nuk ishte aspak një moment i lehtë për Silvinjon dhe këtë e dëshmonte bluza e tij e lagur nga djersët.
“Sot (Dje) e kam parë më në siklet se kurrë. Që nga momenti kur Silvinjo është emëruar trajner i Kombëtares shqiptare kam qenë në të gjitha konferencat, përveç njërës që ka pasur ndeshje miqësore në Itali. Në fund kemi bërë një foto të gjithë gazetarët së bashku. Kam qenë në krahun e djathtë të Silvinjos. Bluza e tij ka qenë e lagur nga djersa, aq shumë siklet ka pasur. Megjithatë, në çdo moment u përpoq të jepte përgjigje që ishin korrekte”, ka treguar Sabina Mete./Halit Delibashi-Sport Ekspres/