Silvinjo i gëzon tifozët me formacionin kundër Suedisë! Hysaj në stol, Broja nga minuta e parë, ka vend për Mucollin dhe Mucin

Shqipëria do të luajë kundër Suedisë në mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të kthehen te suksesi pas asaj humbje 0-3 ndaj Kilit. Sa i përket formacionit të sotëm, pritet që nga minuta e parë të luajë Ivan Balliu në vendin e Elseid Hysajt.

Gjithashtu Marash Kumbulla do të marrë vendin e Mihajt në mbrojtje. Shumë ndryshime pritet që të ketë në majën e sulmit. Hoxha-Muci-Mucolli do të kenë në majë sulmuesin Armando Broja. /Sport Ekspres/