Silvinjo e mbyll sot me Shqipërinë, mes dëshirës për t’u larguar dhe për vazhdimin e historisë

Dikur shihej si një Zot në Shqipëri. Edhe kritikët më të mëdhenj nuk mund të thonin një fjalë më shumë për të. Praktikisht, kush prekte Silvinjon në kualifikueset e Europianit, prekte tifozët shqiptarë.

Por në Gjermani, Silvinjo tregoi se ishte shumë njerëzor dhe mbi të gjitha, i gabueshëm. Ndërkohë sipas Endi Tufës, Silvinjos i skadon sot zyrtarisht kontrata me Shqipërinë dhe nga sot nuk është më trajneri i Kombëtares.

Si do të vazhdojë e ardhmja? Silvinjo mori disa ditë kohë për pushime, por më shumë se pushime për të vendosur në peshore ofertat e ardhura për të dhe projektin me Shqipërinë. Me shumë mundësi java e ardhshme do të jetë vendimtarja për të përcaktuar trajnerin e ri të Shqipërisë nëse do të vazhdohet me Silvinjon apo do të shkohet në planin B, për momentin gjithçka është në duart e trajnerit. /Sport Ekspres/