Marvin Cuni duket se do të largohet nga Italia dhe do të nis një aventurë në Rusi. Sulmuesi shqiptar pritet të transferohet te Rubin Kazan, për të zëvendësuar Mirlind Dakun. Fillimisht Cuni do të rritet dhe përshtatet me këshillat e Dakut, për t’i nisur ndeshjet nga stoli deri në muajin janar.
Në merkaton e dimrit, është Daku që do të ndjek rrugën e kundërt pasi pritet të transferohet në Itali, për t’i lënë kështu Cunit vendin e titullarit. Mediat italiane raportojnë se transferimi i Cunit nga Frosinone te Rubin Kazan është në hapat e fundit.
Merkato është mbyllur në shtetet kryesore të Europës, por në Rusi qëndron e hapur deri në datën 12 shtator. Ndërkohë Silvinjo në konferencën e djeshme për shtyp ka treguar se nuk e ka harruar Cunin dhe tha se ka të njëjtat tipare me Myrto Uzunin, por në këtë moment, tekniku zgjodhi që të merrte lojtarin e Granadas dhe jo atë të Frosinones. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/