“Silvinjo, a do marrësh më lojtarë nga Kosova?”! Skarço tregon pyetjen provokative që e nxori nga vetja: Po çfarë po flisni, Kosova është zemra e Shqipërisë…

Shqipëria po vazhdon që të marrë rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë ia kanë dalë edhe kundër çekëve, me shifrat 3-0. Kështu Kombëtarja jonë po shkon e sigurt drejt kualifikimit në Europianin e Gjermanisë. “Koha Shtesë”, programi i ri i Sport Ekspres ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur shqiptar, Eno Skarço, për të bërë një analizë rreth Kombëtares. (Shiko videon më poshtë për të parë intervistën e plot në video)

“Mirlind Daku më ka befasuar, askush nuk e shtyn dot, nuk e ndalon dot. Më kujtohet kur ishte te Kukësi, i kishte parametrat, por nuk ngjan fare me lojtarin që është sot. Nuk e besonte njeri se do të arrinte në këto nivele kaq shpejt. Është sulmuesi i së ardhmes, kjo skemë e Silvinjos funksionon më së miri me Dakun si qendër sulmues. Si Tare dhe Bogdani nuk e kanë pasur grintën e Dakut, Daku është si një bishë e lëshuar nga kafazi që do të kafshojë këdo që gjen përpara. Më pëlqen shumë mënyra sesi luani ai, mbrojtësit rivalë kanë frikë t’i qëndrojnë afër.

Arbnor Muja? E ngacmova pas ndeshjes për golin e anuluar që sa u mërzit, më tha: “Shumë u mërzita. A e pe në kamerë? I thashë arbitrit: “A është gol, a është gol?”. Nuk e dha. Ishte shumë i ngjirur nga festa në dhomat e zhveshjes dhe kur e pyeta kush bërtiti më shumë aty, më tha: “Ja kush thua ti, po unë”. (qesh). Më pëlqeu shumë tipi, adrenalina që kishte. Shumëkush do të ishte mërzitur që iu anulua goli i parë me fanellën e Kombëtares, por Muja gjeti forcën dhe e harroj, gëzoi së bashku me ekipin.

Kjo festa e Mujës dhe loja e Dakut, është përgjigje për të gjithë ata në Kosovë që hodhën baltë mbi ta dhe e kritikuan se zgjodhën Shqipërinë. Por për cilën Kombëtare po flasin? Flasin për Shqipërinë, që aty mblodhi Plisat, shqiptarët ngado në botë dhe Albin Kurtin. Ne jemi një Kombëtare, një komb, duhet të bëjmë kujdes me ato që themi. Mua më bën shumë përshtypje. Tifozët kanë një brohoritje që mua më pëlqen shumë: “Kosova është zemra e Shqipërisë”. Pra kush lojtar zgjedh Shqipërinë, zgjedh edhe Kosovën, zgjedh Kombëtaren e madhe.

Ne të gjithë flasim shqip, dikush me dialekt dhe dikush jo, por ç’rëndësi ka, të gjithë flasim shqip. Një pyetje provokatore që mu duk në konferencën e Silvinjos, tërësisht pa vend, pyetej Silvinjo: “Trajner, çfarë rëndësie kanë lojtarët nga Kosova për Shqipërinë dhe a do të merrni më lojtarë nga Kosova?”. E para e punës, Shqipëria merr lojtarë shqiptarë. Nëse bëjmë ndarje, maqedonas, kosovar, shqiptar, i bie të flasim për tre kombe të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por ne kemi lidhje. Nuk di të ketë më shumë krenari se ai flamuri i kuq me shqiponjën në mes. Prandaj këto pyetjet i shikoj të natyrës përçarëse”, tha Skarço. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online