“Sikur do dilte në pension me Dajën?”! Ironia e Sinematit për Partizanin: Vjet u kapën me Ramën, tani bie te trajner

Gaz Demi do të kalonte përgjegjësinë në dorën e Ilir Dajës pas barazimit me Vllazninë. Në një prononcim pas ndeshjes, presidenti i Partizanit do të shprehej se për rezultatet duhej pyetur trajneri, pasi klubi i ka plotësuar të gjitha kërkesat në merkato. Në emisionin “Procesi Sportiv”, Gëzim Sinemati ka ironizuar deklaratën e Demit, duke i kujtuar fjalët të cilat po ai vetë kishte thënë më parë, që me Ilir Dajën do të dilte në pension te të kuqtë.

“E di çfarë mungon aty? Mungon edhe një shprehje e Gaz Demit që: ‘Me Ilir Dajën do dal në pension‘. dhe tani të jepje dhe këtë të dytën. Edhe trajnerëve të tjerë i është plotësuar kërkesa. Pse vetëm Ilir Dajës 100%? Të gjithëve i janë plotësuar kërkesat. Pse i rëndohet më shumë Ilir Dajës? Një vit më përpara merreshim me drejtorin sportiv, tani kemi zbritur te trajneri. Edhe ne shkojmë me hipokrizi, e bëjmë lojën me servilizma. Deri vjet përgjegjësinë e kishte Olsi, tani e ka trajneri“, ka thënë Gëzim Sinemati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *